“Jam me kancer në fazën e tretë”, rrëfimi rrëqethës i spikeres të CNN

Rrëfimi i Sara Schinder, spikeres së CNN, e cila me lot në sy zbuloi se është diagnostikuar me kancer në gji po bën xhiron e rrjetit. Ajo kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për audiencën televizive.

Sara nisi me një kërkesë duke u thënë shikuesve të mendonin për 8 gra që i duan në jetën e tyre.

Numëroni këto gra me gishta. Statistikisht, njëri prej tyre ka ose do të sëmuret nga kanceri i gjirit. Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. Asnjë person në familjen time nuk ka pasur kancer gjiri.  E megjithatë ja ku jam, me kancer në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë’, tha ajo.

“Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha  dhe më ngjyrë ju lutem bëni mamografi çdo vit ”, tha gazetarja me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej.

“Kjo që më ndodhi është diçka që nuk mund ta parashikoja kurrë. Po mësoj se pa marrë parasysh se çfarë ferri përjetojmë në jetë, unë jam ende çmendurisht e dashuruar me këtë jetë.

Jam më e lumtur sepse nuk stresohem më për gjërat e vogla budallaqe që më mërzitnin. Dhe tani çdo ditë që marr një frymë, jam e lumtur që jam akoma gjallë me ju, kolegët e mi, familjen time dhe mund të qeshim, të qajmë dhe të shpresojmë. Dhe kjo miqtë e mi, mjafton”, tha ajo duke qarë.

Pavarësisht diagnozës së saj, Sidner zbuloi se ajo do të shijojë çdo gjë, bukurinë dhe gëzimin në jetë, sepse jeta është shumë e shkurtër.

“Unë po jetoj dhe po dua të jetoj sepse e di që jeta mund të jetë e shkurtër. Unë nuk e di se si do të përfundojë kjo por ne kemi aftësinë të shijojmë çdo moment për sa kohë që marrim frymë”, përfundoi Sinder.

Sarah Schindner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë. Ajo pritet t’i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë.

Të Fundit