Dy netë më parë një ngjarje tronditi kryeqytetin.Një person, që rezultoi punonjës policie, vrau me armë zjarri një të ri për rradhën e pagesës në një supermarket në rrugën “Irfan Tomini”.Autori i vrasjes, Arbër Sula u shpall në kërkim. Lajmi pushtoi të gjitha mediat. Në këtë moment, një qytetar u drejtua në emisionin “Stop”, duke thënë, se quhej Arëbr Sula, ishte punonjës policie në Tiranë dhe jo në Dibër si autori dhe ndodhej në Angli. Ai thotë, se është përdorur fotoja e tij në lajmet e shpërndara, duke i krijuar një shqetësim të panevojshëm.Zëdhënësi i policisë Genti Mullai tha, se do të bëjë një deklaratë, ku të sqarojë situatën dhe të heqë foton e Arbrit nga mediat e ndryshme.
- +355 67 220 8888
- [email protected]