Jemi në Ujë të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Qytetari 80 vjecar, Luftar Mukaj, ankohet, se Kadastra e Vlorës po e zvarrit prej vitesh, për t’i regjistruar truallin.Në vitin 1993 ai ndërton një banesë në këtë zonë dhe në vitin 1996 djali ndërton po ashtu, aty pranë, një objekt të vogël për të jetuar.Pasi e blenë me kontratë shitje-blerje, ku shitës ka qenë vetë shteti nëpërmjet ish-Aluiznit Vlorë, nisën procedurat për të legalizuar ndërtimet dhe truallin.Pas shumë mundimeve, vetëm në vitin 2019, Luftari certifikon banesën. Kurse trualli dhe objekti i vogël i djalit nuk u legalizuan. Sipas Kadastrës së Vlorës, kjo pronë krijon mbivendosje me disa pretendues të tjerë dhe nuk mund të legalizohet trualli, pasi më parë duhet të kompensohen këta pronarë. Stop iu drejtua Kadastrës Vlorë, ku na u tha se, dosja për shpronësim ka përfunduar dhe ka mbetur që prej 2020-ës në zyrë, por nuk është dërguar akoma në Kadastrën qëndrore për miratim, me justifikimin, se vitet e fundit kjo drejtori në Vlorë është përfshirë nga problemet e ndryshimet e njëpasnjëshme.Pas interesimit tonë, zëvendësdrejtori i hipotekës Vlorë, Odise Seferaj, premtoi, se dosja do të cohet menjëherë në zyrën qendrore, në mënyrë, që sapo të kthehet përgjigja, të pajiset qytetari me certifikatë pronësie.
- +355 67 220 8888
- [email protected]