FATURAT/ Ahmetaj shkeli ligjin me “dhuratat”, çfarë ka ndodhur me pagesat e hoteleve nga Klodian Zoto

Arben Ahmetajt iu paguan ndër vite të ndryshme nga Klodian Zoto udhëtime të shtrenjta dhe akomodime në hotele luksoze, por të gjitha këto ai i fshehu dhe nuk i deklaroi në deklaratat vjetore të pasurisë.

Një veprim i tillë i kryer nga ish funksionari është vepër penale, dhe i dënueshëm nga ligji për akuzën e deklarimit të rremë, për të cilin në SPAK aktualisht janë nën hetim 20 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar.

Gazetari Adriatik Doçi ka nxjerrë të tjera prova për pretendimin e tij të dërguar në SPAK tashmë, për përfshirjen e ish-ministrit Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Në një status në Facebook Doçi tha se paratë e inceneratorëve nuk kanë shkuar direkt në xhepat e të implikuarëve kryesorë, por sipas tij provat janë pagesat e kryera nga Klodian Zoto për pushimet e Arben Ahmetajt.

Sipas Doçit, me kartën e kreditit të Klodian Zotos janë rezervuar hotelet më të mira në Francë, Bukuresht, Vjenë dhe Gjermani, me vlera që shkojnë deri në dy mijë euro për qëndrim.

Të Fundit