Ivi Kaso: Kyçja e selive nuk e pengon vullnetin dhe votën e demokratëve

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, foli mbi veprimet e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, duke kyçur dhe ndërruar bravat e selive të PD-së në qytete të ndryshme të Shqiprisë.

Kaso ka theksuar se Referendumi do të zhvillohet pasi janë marë të gjitha masat. Selitë e kyçura të PD-së në qytete të ndryshme nuk e pengon dot zhvillimin e këtij procesi historik, pasi demokratët mund të përdorin edhe ambjente alternative.

Kaso: Referendumi do të ndodhë sa për saktësim dhe është e sigurt që do të mbahet ashtu sic e ka përcaktruar Kuvendi i 11 dhjetorit që u mblodh në transparencë të jashtëzakonshme për nga standardet e partive politike në Shqipëri dhe që e kemi parë vetëm në konventa të SHBA dhe vende të tjera me demokraci të zhvilluara. Vendimmarrja kryesore ishte ratifikimi për herë të parë të vendimit të shkarkimit të kryetarit, nëpërmjet referendumit, një instrument i ri që u kthey me ndryshimet e fundit të statutit.

Referendumi do të mbahet pasi u thirrë nga organi më i lartë si Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.

Me vendim të posaçëm që Komisioni i Rithemelimit për të marë të gjitha masat që ky referendum të organizohet dhe do të organizohet.

Të gjitha degët do marin masa që të ketë ambiente për të zhvilluar referendumin, qoftë në selitë e degëve të PD por edhe në ambiente ku është mbajtur edhe herë të tjera.

Mund të jenë selitë e partisë por edhe ambiente që janë miratuar nga strukturat e ngritura në të gjitha degët që janë të përkohshme vetëm për të organizuar zgjedhjet.

Janë përcaktuar vendet dhe oraret, me çfarë do të votohet dhe si do të zhvillohet i tërë procesi.

Prioritet i Komisionit për referendumin kanë që marja e të gjitha masave. Deri tani gjithçka po shkon në rrugë të mbarë.

Transaprenca do jetë ashtu siç është treguar edhe në aktivitet e fundit, duke ftuar mediat të transmetojë çdo pamje nga qëndrat e votimeve.

Të Fundit