E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Italia gati të provojë ndryshimin: Javë pune 4-ditore me të njëjtën pagë

Group of diverse colleagues working on the computers in the modern office or coworking space, wide intreior view

Java e punës 4-ditore mund të bëhet realitet në Itali.

Dhe në krye do të ishte gjiganti banker Intesa Sanpaolo (disa degë edhe në Como, e cila po studion propozimin së bashku me sindikatat. Punonjësit nuk do të punonin më 5 ditë, por një më pak dhe me të njëjtën pagesë.

Duke qenë se inovacioni do të prekte bankën lider të vendit, ëshët e lehtë të kuptohet pesha e këtij negocimi. Për momentin, megjithatë, sindikatat kanë rezervuar një studim të thelluar dhe verifikim ligjor për kohën e nevojshme për të identifikuar zgjidhjet më të mira për punëtorët.

Propozimi i Intesa

Propozimi që Intesa Sanpaolo u ka bërë sindikatave është ndarja e orarit në 4 ditë në javë për 9 orë në ditë. Zgjedhja e ditës “të lirë”, në gjendjen aktuale të negociatave, mund të jetë vullnetare dhe do të ekzistonte mundësia e ndryshimit të ditëve të punës gjatë javës, nga e hëna në të premte, në marrëveshje me menaxherin.

Autorizimi mund të jepet vetëm në përputhje me nevojat teknike, organizative dhe prodhuese të kompanisë. E gjithë kjo do të ishte për të njëjtën pagë, siç parashikon në të vërtetë kontrata kolektive kombëtare e bankierëve të ABI.

Për t’u aktivizuar, ky vendim ka nevojë për dritën jeshile të grupeve sindikaliste përfaqësues të bankierëve e punonjësve administrativ e teknikë të Banka Intesa, pasi prek normativat e Kontratës Kombëtare për Personelin.

“Kohët ndryshojnë e duhet të jemi gati për të realizuar mënyra të reja pune”, është komenti i bërë nga presidenti i kësaj banke Gian Maria Gros-Pietro, “e aplikuam gjatë pandemisë dhe ja dolëm”.

Sipas kryebankierit, principi i këtij propozimi është reduktimi i kostos së energjisë, fleksibiliteti, efikasiteti e mirëqenia e punonjësve që do të punojnë një ditë më pak e do të jenë më efikas në punë”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑