E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara
Aktualitet

Ish-zv. ambasadori holandez letër kryeministrit Rama: Mbani premtimin tuaj për kthimin e Vjosës në Park Kombëtar

Ish-zv. ambasadori holandez në Tiranë, Hans Teunissen, në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, ka shprehur shqetësimin e shumë organizatave jo-qeveritare në Europë për sa i përket Vjosës dhe i bën apel qeverisë shqiptare për kthimin e saj në Park Kombëtar.

“Shumë Organizata jo-Qeveritare Ndërkombëtare siç janë Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), Euro Natur, Fondi botëror i jetës së egër (WWF) dhe Shoqata Evropiane e Vullnetit që janë gjithashtu aktive në Shqipëri kanë shprehur tashmë shqetësimin e tyre për reputacionin e shtetit tuaj në lidhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrave të vlefshme”, shkruan z. Teunissen.

Në letrën e tij, z. Teunissen, përmend se pavarësisht dëshirës së hershme dhe të shprehur në mënyrë të palëkundur të kryeministrit për ta kthyer Vjosën në Park Kombëtar, tani ekzistojnë dyshime se ky status mund të ulet në “një zonë të mbrojtur” për shkaqe interesash tregtare.

Ai argumenton se një vendim i tillë do të lejonte ndërtimin e digave, të cilat do të shkatërronin zonën e virgjër të Vjosës duke i shkaktuar dëme të pariparueshme.

“Ulja e statusit në ‘një zonë të mbrojtur’ nënkupton një nivel shumë më të ulët të mbrojtjes dhe do t’i lejonte një hapësirë të gjerë ndërtimit të digave, të cilat do t’i shkaktonin Vjosës së virgjër dhe të pambrojtur dëme të pariparueshme,” shpjegon ish-zv. ambasadori holandez.

Në letrën e tij, diplomati shkruan se besueshmëria është një ndër faktorët më të rëndësishëm, prej të cilës një politikan mund të fitojë respektin dhe mbështetjen e njerëzve të tij dhe se “zgjedhjet parlamentare në vend, të cilat priten shumë afër do të vulosnin fatin tuaj politik”.

“Besoj se populli shqiptar do të donte që ju t’i përmbaheshit premtimit tuaj të mëparshëm për sa i përket statusit të Vjosës në Park Kombëtar. Mund t’ju garantoj se adhuruesit e natyrës në të gjithë Evropën do ta duartrokisnin vendimin e krijimit të Vjosës në Park Kombëtar, duke e mbrojtur atë nga shkatërrimi i interesave tregtare”, shton diplomati.

Në mbyllje të kërkesës së tij, shkruar në emër të shumë natyrë-dashësve në Europë dhe organizatave të ndryshme të mbrojtjes së natyrës, diplomati Teunissen përmendën se dhjetë vjet më parë ai ka shërbyer si mbikëqyrës gjatë zgjedhjeve parlamentarë që sollën në rrëzimin e qeverisë Berisha pas një gare të ashpër elektorale, duke nënkuptuar se tani është në dorën e kryeministrit për të vërtetuar se ndryshimi i qeverisë së athershme ishte në interesin më të mirë të shqiptarëve.

“Të gjithë shqiptarët ishin shpresëplotë se ndryshimi i qeverisë do të sillte fundin e një korrupsioni të rrënjosur. Tani është në dorën tuaj për ta vërtetuar këtë”, përfundon letrën e tij ish-zv. ambasadori holandez.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑