Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas: Jam gay, shpresoj të më respektoni

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, përmes një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se është gay.

“Shpresoj që të më respektoni:Jam gay. #të dielë të lumtur”, shkroi Casillas në Twitter.

Menjëherë pas postimit të Casillas në Twitter, ish-rivali dhe bashkëlojtari i kombëtares së Spanjës, Carles Puyol komentoi në mbështetje të portierit.

“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, shkruan ish-kapiteni i Barcelonës, duke e shoqëruar komentin me emoji me zemër dhe puthje.

Kjo deklaratë e ish-portierit të Real Madrit vjen, një vit pasi u nda nga gruaja e tij Sara Carbonero.

Të Fundit