Ish-polici i kërkoi falje, babai i Rashës: Të mos vritet asnjë si djali im

Pas përfundimit të seancës së parë në Gjykatë për Navaldo Hajdarajn, ish-efektivin e akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, në një dalje për mediat babai i të ndjerit, tha se ka kërkuar që ditën e parë që ndodhi vrasja drejtësi, teksa theksoi se ka shkuar në gjykatë për të dëgjuar se çfarë do të thotë drejtësia.

“Plaga ime është dhe e juaja, kam kërkuar që ditën e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Sot erdha të shikoj dhe të dëgjoj ballë përballë çfarë do të thotë drejtësia. Mendoj se asnjë zemër nëne të mos plagoset dhe asnjë zemër djali ose vajze të vritet në mënyrë makabre siç u vra djali im”, tha Qazim Rasha.

Klodjan Rasha u vra 8 dhjetorin e vitit të kaluar nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj. Në seancën paraprakë të ditës së sotme Gjykata e Tiranës  vendosi të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të tij. Po ashtu në seancë babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, është përballur me ish-policin.

Ish-polici, Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje babait të 25-vjeçarit  si dhe kërkoi falje publike për veprimin që ka bërë. Ndaj ish- efektivit të forcave “Shqiponja”, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje

Të Fundit