Ish-ministri: Bllokoni vaksinat, të skaduara. ISHP: Janë të sigurta  

Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputet i PD,  Tritan Shehu, përmes një publikimi në Facebook, ka akuzuar qeverinë se po injekton vaksina të skaduara për qytetarët shqiptarë.

Duke publikuar foton e disa flakonëve që mbanin datën 4 prill 2021, Shehu thoshte se vaksinat që po përdoreshin në Shqipëri ishin skaduar. Ndërkohë drejtoresha e ISHP Silva Bino gjithashtu përmes Facebook, njoftonte se data e shënuar në vaksina ishte ajo e prodhimit dhe jo e skadimit të tyre.

Sërish Shehu ka reaguar, duke pohuar se në çdo medikament duhet të shënohet data e prodhimit dhe e skadimit. Atëherë ku është data e skadencës?-  pyet ai.

Reagim ka ardhur edhe nga ISHP, që përmes Facebook shkruan se vaksinat janë të sigurta dhe janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standardeve të ruajtjes.

Postimi i Tritan Shehut

Genjeshtra me bisht te zedhenesve te Rames per vaksinat e skaduara kineze te shkruara ne turqisht dhe pa asnje certifikim nderkombetar!

Lexoj tashti nje justifikim qesharak:

Data 4/04/2021 qenka data e prodhimit e jo skadences!,

Atehere ku eshte shkruar data e skadences!?

Cdo medikament ne radhe te pare, te dukeshme ka daten e skadences, te prodhimit mund ose jo ta kete, ky eshte nje detyrim ligjor.

Keta vaksina sipas tellalleve qenka prodhuar me 4 prill…

Si eshte e mundur qe po keto jane konstatuar edhe ne Berat me 17 prill!

Si e pse keto u prodhuan, u eksportuan e arriten ne Berat ne pak dite, kur sipas tellalleve koha u priste se “skadojne” me shkurt te 2022!?

Nga ana tjeter vete Rama del e i pret ne Rinas me 25 mars….para prodhimit sipas tellalleve!

Pra sic duket ato kane arritur ne Shqiperi ne fund te skadimit, kur duheshin shkaterruar!

E tashme u injektohen shqiptareve jo vetem te pa certifikuara, por dhe te skaduara.

Pa asnje dyshim kjo ceshtje kerkon nje bllokim te ketij kontigjenti e hetim te plote.

Reagimi i ISHP

Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh.

Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes.

Sjellja e tyre është kryer nën mbikqyrjen e agjensive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre.

Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra.

Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19.

Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit.

Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve!

Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë.

Të Fundit