Ish-ministri Beqaj: Korrupsionin në shëndetësi s’e kemi zgjidhur dot

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se fenomeni i korrupsionit në sistemin e shëndetësisë mbetet një problem.

Gjatë intervistës për Euronews ai tha se gjatë detyrës si ministër Shëndetësie nuk ia doli që ta zhdukte këtë fenomen.

“Fakti që kemi kaq kohë që e dimë që është si problem, nuk kemi qenë në gjendje ta zgjidhim. Më takon të flas më pak se kam pasur detyrë të përballem me këtë gjë për 3 vite gjysmë. Mesa duket nuk ia kam dalë”, tha ndër të tjera ish-ministri i Shëndetësisë.

Ish-deputeti deklaroi se rezultati jo i mirë i PS-së në qarkun Shkodër është përgjegjësi e tij.

“Nëse vijmë tek rezultati që morëm në Shkodër, është një rezultat jo i mirë, përgjegjësitë kryesore janë të miat si drejtues politik”, tha ish-deputeti.

Ai komentoi edhe punën në sistemin shëndetësor gjatë pandemisë, ku pohoi se gjithçka është një provim i kaluar me sukses.

Të Fundit