Ish-kryeministri në gjendje të rëndë, Edi Rama lutje dhe medalje për Fatos Nanon: Meriton mirënjohjen tonë

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me medaljen e “Mirënjohjes Publike” ish-kryeministrin Fatos Nano.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shpreh mirënjohjen për Nanon, i cili prej një jave është i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Rama vlerëson liderin historik të PS si figurë që diti të sjellë një frymë liberale në një periudhë mjaft të errët në vendin tonë, ku sipas tij mbizotëronte shpirti i hakëmarrjes, padijes dhe errësirës. Nano arriti t’i kapërcente këto barriera edhe pse vuajti me të padrejtë në fillim.

Gjithashtu Rama i ka akorduar Nanos “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” sepse bëri gjithçka që mundi në rolet e rënda që pati për të shëruar plagët e tranzicionit.

Të Fundit