Ish-drejtori i doganes fajdexhi, jep borxh shuma te medha te pajustifikuara – Stop – 15 Dhjetor 2020 – Stop
Të Gjitha

Ish-drejtori i doganes fajdexhi, jep borxh shuma te medha te pajustifikuara – Stop – 15 Dhjetor 2020

Në datën 1 dhjetor transmetuam rastin e biznesmenit nga Korca Petraq Dodi, i cili denonconte, sesi i kishte marrë një borxh 25 milionë lekë Kristaq Skuprës, ish-drejtor dogane nga vitit 2001. Më pas përmes gjyqësorit Skupra i kishte përvetsuar gati të gjithë pasurinë me procedura përmbarimore. “Stop” ka shtrirë investigimin në një tjetër drejtim, ku dyshohet që burim i 250 milionë lekëve, dhënë borxh nga gruaja e Skuprës ,Vasillo Skupra, nuk arrijnë të justifikohen prej tyre. Vasillo Skupra deklaron, se s’ka fare lidhje me burrin e saj edhe se shuma e 250 milionë lekëve është personale dhe e siguruar me punë.
Në vitin 2004 në deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së, në emër të Kristaq Skuprës, janë deklaruar vetëm 3 milionë lekë të reja të ardhura.
I gjendur ngushtë, Kristaq Skupra na jep një tjetër version, duke thënë, se rreth 70% e shumës së dhënë borxh, i është dhënë së shoqes nga vëllai i tij emigrant në Greqi, për të blerë një fabrikë në vitin 2008. Por dokumentat e nxjerrin bllof edhe këtë version.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *