Inspektori i IMT-së merr 2 mijë dollarë për të mos shembur shtëpinë

Një qytetar shqiptar, që punon jeton në një vend europian, tregon, se kur u kthye, konstatoi, se shtëpinë ia kishte dëmtuar tërmeti.Ai mori leje për punime në njësinë numër 3, por e tejkaloi lejen, ndaj inspektorët e IMT-së i vunë gjobë dhe vendosën t’i pezullojnë punimet.Më pas, kur ai nuk ndodhej në shtëpi, shkojnë 4 inspektorë të tjerë, të cilët kërkojnë 2 mijë euro, ose punimet e bëra deri tani, do të shembeshin.Gjatë takimit me inspektorët,ata flasin për shumat, që do të marrin, duke kontrolluar disa herë syzet, nga frika, se mos regjistrohen.Në takimin tjetër, inspektorët marrin 1500 dollarë, duke rënë dakord për 500 të tjera, pasi t’i sigurojnë qytetarit, akt-konstatimin, e vendimit për shtëpinë e tij. Në takimin e dytë, inspektori merr 500 dollarët e mbetur nga premtimi. Madje inspektori i IMT-së i siguron dhe një kopje të akt-konstatimit, duke porositur, që ta mbajë me kujdes, pasi ai rrezikon burgun.

Të Fundit