STOP-EMISIONI 97 (Sezoni 9) 16 Janar 2024- “Aman me këto gjyslyket”, inspektori i IMT-së, i zhvat qytetarit 2 mijë dollarë

Një qytetar shqiptar, që punon jeton në një vend europian, tregon, se kur u kthye, konstatoi, se shtëpinë ia kishte dëmtuar tërmeti.Ai mori leje për punime në njësinë numër 3, por e tejkaloi lejen, ndaj inspektorët e IMT-së i vunë gjobë dhe vendosën t’i pezullojnë punimet.Më pas, kur ai nuk ndodhej në shtëpi, shkojnë 4 inspektorë të tjerë, të cilët kërkojnë 2 mijë euro, ose punimet e bëra deri tani, do të shembeshin.Gjatë takimit me inspektorët,ata flasin për shumat, që do të marrin, duke kontrolluar disa herë syzet, nga frika, se mos regjistrohen.Në takimin tjetër, inspektorët marrin 1500 dollarë, duke rënë dakord për 500 të tjera, pasi t’i sigurojnë qytetarit, akt-konstatimin, e vendimit për shtëpinë e tij. Në takimin e dytë, inspektori merr 500 dollarët e mbetur nga premtimi. Madje inspektori i IMT-së i siguron dhe një kopje të akt-konstatimit, duke porositur, që ta mbajë me kujdes, pasi ai rrezikon burgun.

Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj ka deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuron si subjekt i regjistruar.Po kështu gjyqtari ka probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma,një makinë të dhuruar, pa deklaruar dhuruesin, të ardhurat nga një bilardo, që gjyqtari ka deklaruar, subjekt ky, që nuk ekziston në QKB. Nga konstatimi i shumave ndër vite del, se janë deklaruar rreth 165 milionë lekë të vjetra më shumë në ILDKPI, krahasuar me fitimet nga ky aktivitet në tatime.Sinanaj është pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.Ne provuam t’i marrim një zyrë me qira Hektor Sinanajt dhe ai u zbërthye, duke thënë, se këtu edhe qiraja del falas, për shkak të punëve, që ai na siguron.Sot mësojmë, se Hektor Sinanaj ka dhënë dorëheqjen nga gjykata e Vlorës, pasi ka rënë në gjurmë të video-regjistrimit. Gjithsesi Spak dhe organet e tjera të drejtësisë, duhet të veprojnë për një gjyqtar të zhytur në evazion e konflikt interesi, gjatë kohës, që ka ushtruar detyrën.

Ylli në ngjitje i politikës së Zelandës së re, Golriz Ghahraman, është filmuar duke vjedhur një cantë luksi në një dyqan. 43 vjecarja, deputete e Partisë së Gjelbër, ka dhënë dorëheqjen nga parlamenti, duke thënë, se ka bërë një sjellje të papërshtatshme, shkaktuar nga stresi i punës, që i ka shpërthyer trauma të panjohura më parë.

Të Fundit