Probleme me pasurinë, gjyqtari i Vlorës jep dorëheqjen pas transmetimit në Stop

Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj ka deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuron si subjekt i regjistruar.Po kështu gjyqtari ka probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma,një makinë të dhuruar, pa deklaruar dhuruesin, të ardhurat nga një bilardo, që gjyqtari ka deklaruar, subjekt ky, që nuk ekziston në QKB. Nga konstatimi i shumave ndër vite del, se janë deklaruar rreth 165 milionë lekë të vjetra më shumë në ILDKPI, krahasuar me fitimet nga ky aktivitet në tatime.Sinanaj është pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.Ne provuam t’i marrim një zyrë me qira Hektor Sinanajt dhe ai u zbërthye, duke thënë, se këtu edhe qiraja del falas, për shkak të punëve, që ai na siguron.Sot mësojmë, se Hektor Sinanaj ka dhënë dorëheqjen nga gjykata e Vlorës, pasi ka rënë në gjurmë të video-regjistrimit. Gjithsesi Spak dhe organet e tjera të drejtësisë, duhet të veprojnë për një gjyqtar të zhytur në evazion e konflikt interesi, gjatë kohës, që ka ushtruar detyrën.

Të Fundit