Inflacioni 8.3%, çmimet u rritën edhe në tetor, më shtrenjtë transporti e ushqimet

Çmimet në muajin tetor janë rritur, duke e çuar inflacionin 8.3%. Nivelin e tyre në tregje e ka matur Instituti i Statistikave, që raporton se në krahasim me tetorin e kaluar, rritja është 5.9%.

Në shkallën aktuale, inflacioni është në nivelin e tij më të lartë jo vetëm gjatë këtij viti, por që nga viti 1998.

Në raport me vitin e kaluar transporti dhe ushqimet janë rritur më shumë se 10%, ndërsa mobilet, shërbimi në hotele e restorante e duhani janë rritur mbi 5%.

Institucionet parashikojnë këtë nivel çmimesh edhe për muajt në vazhdim, e cila pritet të ndalet në fund të vitit të ardhshëm.

Për qeverinë, rritja e çmimeve në tregjet tona ndikohet nga faktorë të jashtëm, ndërsa me nivelin mesatar vjetor 6.5%, vendi ynë ka inflacionin më të ulët në rajon.

Vitin e ardhshëm ky nivel pritet të zbresë në 3.6 %, por tregjet mbeten të pasigurta, sa kohë që lufta Rusi-Ukrainë është aktive.

Të Fundit