Më 15 shtator do të inagurohet Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se në natën solemne të inagurimit do të marrin pjesë artistë të njohur mes tyre Ermonela Jaho si dhe legjenda e operas Placido Domingo.
Rama përcolli sot mesazhin e artistëve, të cilët ftojnë qytetarët të marrin pjesë në Inagurimin e Teatrit.
“Përshëndetje të gjithëve jam shumë e lumtur që do të marrë pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesmarrjen e legjendeës së opras botërore Placido Domindo. Një falenderim i madh për të gjithë ata breza artistash që kontribuan dhe krijuan traditën e këtij institucioni.
Një falenderimi i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashku drejt një qëllimi asgjë nuk është e pamundur. Ju pres të gjithëve në datën 15 shtator në teatrin e Operas dhe Baletit në Galanë e hapjes së teatrit” tha Ermonela Jaho.
Ndërsa tenori Placido Domingo shprehet i nderuar që do të këndojë në Tiranë.
“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në Ceremoninë “Grand-Gala” për Inagurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca konertale, opera dhe baleti.
Është një gëzim për mua që të jem me ju në këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi në shtator, për të shijuar të gjithë së bashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë” tha Domingo në mesazhin e tij.