Në Shën Vlash të Durrësit, zonja Dhurata po përballet prej dy muajsh me një situatë problematike. Ajo nuk po arrin të marrë pensionin e saj të pleqërisë. Gjithçka nisi pas humbjes së bashkëshortit më 2 tetor 2025. Vetëm pak ditë më vonë, Dhurata tërhoqi në postë disa muaj pension të prapambetur të bashkëshortit, përfshirë edhe muajin tetor. Sipas saj, këto ishin pagesa, që i përkisnin një periudhe, kur ai ishte ende në jetë, ndërsa muaji tetor më pas iu mbajt si pjesë e shpenzimeve funerale.Megjithatë, në shkurt, ajo u njoftua nga Posta në Rrashbull, se duhej të kthente 1 milionë e 100 mijë lekë të vjetra, në të kundërt nuk do të mund të tërhiqte pensionin e saj. Që prej asaj kohe, Dhurata thotë, se është paraqitur disa herë pranë sportelit, por pa rezultat, duke mbetur kështu pa të ardhurat e vetme.Kur u kërkua një sqarim nga punonjësit e postës, ata deklaruan, se pensioni nuk ishte i bllokuar dhe se qytetarja nuk ishte paraqitur për ta tërhequr. Por, Dhurata tha, se ka dy muaj, që i refuzohet marrja e pensionit.Në Sigurimet Shoqërore Durrës, sqarojnë, se në raste të tilla, pagesat pas ndarjes nga jeta, lidhen me procedurat e trashëgimisë. Drejtoria Rajonale bëri të ditur, se do të shqyrtojë dokumentacionin përkatës, që Dhurata dhe familja e saj të mos përballen me penalizime të padrejta.




