E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Lajme

“I them bashkisë të mos përzihet”/ Veliaj refuzon mitingun e Berishës te kryeministria: Bëjeni te sheshi “Skënderbej”!

Bashkia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në datën 6 Dhjetor, ditën kur në kryeqytet do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në përgjigje thuhet se pjesa e madhe e rrugëve do të jenë në funksion të këtij samiti, ndërkohë propozon që protesta e opozitës të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”. Bashkia e Tiranës tha se, në rast se Partia Demokratike e pranon propozimin, do të lëshojë leje për zhvillimin e protestës në këtë shesh. Berisha përsëriti edhe sot se do ta mbajë mitingun e 6 dhjetorit, siç është paralajmëruar, te kryeministria.

Në një prononcim për media në përfundim të mbledhjes së Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, Berisha tha se më 6 dhjetor, do të mbahet protesta më e madhe që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët.

“6 dhjetori do të jetë protesta më madhështore që kanë parë shqiptarët. Dhe ata do të ngrihen në emër të idealeve evropiane për të drejtat e tyre. Ajo protestë do të mbahet përpara kryeministrisë. I them bashkisë të mos përzihet se nuk ka forcë në botë që e ndalon. Unë e di që Edi Rama kërkon të ketë dhunë. Bën mirë që atë ditë dhe ato dyert e kryeministrisë të mos i blindojë se do bëhet lajm botëror”-deklaroi Berisha.

Përgjigja e bashkisë

Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protesë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të ketij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet.

Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon.

Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t’iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej.

Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑