E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

I shoqi përdhunoi të miturën në Greqi, bashkëshortja ofron 10 mijë euro për të mbyllur “gojën” e familjes së 12-vjeçares

Gruaja e 53-vjeçarit që ka përdhunuar dhe shfrytëzuar për prostitucion 12 vjeçaren në Greqi ka tentuar t’i mbyllë gojën familjes së të miturës, për tu tërhequr nga çështja.

Siç thotë gjyshja e të miturës, bashkëshortja e 53-vjeçarit ka shkuar në shtëpinë e te miturës dhe i ka ofruara nënës së saj 10 mijë euro në këmbim që familja të mbyllë çështjen.

Sigurisht e ëma nuk ka pranuar diçka të tillë.

Ndër të tjera gjyshja ka treguar  se si familja e të miturës zbuloi makthin e 12-vjeçares. Sipas gjyshes ka qenë tezja e të miturës ajo që ka parë fotot nudo të mbesës në internet.

Më pas ajo ka folur me 12-vjeçaren, e cila ka rrëfyer me detaje makthin e saj 2-vjeçar, raporton media greke.

Kujtojmë se përveç 53-vjeçarit ka rënë në prangat e policisë edhe një person tjetër, i cili sipas dëshmisë së të miturës e ka përdhunuar atë në mënyrë sistematike.

Gjithashtu ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin, që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.

10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur “interes” për të kryer marrëdhënie me të.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑