I rikthyen listën për rishikim, reagon Murrizi: KQZ dhe çdo fundërrinë tjetër të mbyllin “halen”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për deputetë nga 4 parti, mes tyre partia e udhëhequr nga Myslim Murrizi. Lidhur me këtë vendim të KQZ, ka reaguar me tone Murrizi.

Postimi i Murrizit

LISTAT E KANDIDATEVE PER DEPUTET NE 12 QARQE TE PARTISE LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Kam postuar edhe dy proçesverbalet e KQZ qe kam dorezuar ne rregull çdo dokument qe kerkohet sipas Kodit Zgjedhor

Per te gjithe lehesit me pagese dhe vullnetare ne media apo portale po sqaroj se:

Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje ish spiun sigurimi

Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje ish antare te partise se punes

Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje hajdut apo xhepist administrate te 30 viteve pluralizem

Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje kontigjent, trafikant, tutore apo burgaxhi ordinere brenda dhe jashte vendit

Listat e PLDSH jane plotesuar me emer atesi mbiemer datelindje dhe gjini e jo pa atesi pa ditelindje dhe pa gjini si lista e nje partie qe kam publikuar ne fund

KQZ dhe çdo funderrine tjeter qe ka dy dite qe kerkon te bej “ lajm” se gjoja nuk kemi lista te rregullta, ta mbyllin “ halen” se kane 30 vjet qe qelbin era kerrme

Ftoj KQZ te reagoj menjehere pas dorezimit perfundimtare te dokumentacionit nga ana e PLDSH qe te mos behet pjese e qeneve te zgjebosur qe lehin per te kafshuar por qe te rruajne k….rahun se i kane dhembet e kalbur duke ngrene m….30 vjet rresht

Ps: Mirekuptoj mos venien e gjinise te disa kandidateve te disa partive avangard sepse e kane te veshtire te ndajne realisht gjinine e atyre qe ndjehen ndryshe nga çduken

Të Fundit