I premton qytetarit vendin e rojes së shkollës, e mbyll në zyrë, ja çfarë bën punonjësi i bashkisë

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë, sesi punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë, Erjon Buçuku merr ryshfet, për të siguruar një vend pune. Shuma e paguar është 1 milionë lekë për një vend pune roje shkolle në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”. Pasi i japim 1 milionë lekë fillojnë proçedurat e punësimit, ku dorëzojmë edhe disa dokumente. Të nesërmen marrim edhe urdhrin e punës, ku agjenti ynë emërohet roje pranë shkollës “Ardian Klosi”.Para se të fillojmë punën bëjmë takim me drejtoreshën e shkollës, e cila na tregon detyrat, ku më e rëndësishmja është të mos lejojë asnjë gazetar apo punonjës të medias, madje ata duhen shmangur duke i thënë, se Drejtoresha është në mbledhje, ose nuk është këtu.

Të Fundit