I moshuari rinovon patentën në moshën 104 vjeçare: Makina ime përfaqëson pavarësinë time

Itali-Sebastiano Maccioni, të cilin të gjithë e njohin me pseudonimin “Bustianu”, së shpejti do të mbushë 104 vjeç. Ai ka dy arsye për të festuar, 104 vjetorin por gjithashtu dhe rinovimin e patentës së shoferit. Ai ka një makinë të vogël të bardhë, me të cilën shkon në qendër të qytetit Nuoro për të blerë gazeta.

“Kur shkova para komisionit të ekzaminimit, kisha përgatitur tashmë certifikatën e ekzaminimit kardiologjik dhe okulistik, duke parashikuar ndonjë kundërshtim”, tha i moshuari. “600 im është shumë i rëndësishëm për mua: përfaqëson pavarësinë time,” tha ai duke iu referuar makinës së tij.

Pavarësia për të cilën ai kujdeset aq shumë përbëhet edhe nga blerja në supermarket dhe dreka që përgatit për vete çdo ditë. Në të kaluarën e tij ka punuar si inxhinier pas shërbimit ushtarak, por mbi të gjitha pasi hoqi dorë nga karriera si mësues: dy diploma që e lejuan të arrinte shumicën e synimeve të tij.

Të Fundit