I legalizojne vetëm gjysmen e shtëpise, Qytetari: Banjon dhe shkallët nuk m’i kanë legalizuar! – Stop
KLIPET

I legalizojne vetëm gjysmen e shtëpise, Qytetari: Banjon dhe shkallët nuk m’i kanë legalizuar!

Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, sepse ka ndërtuar shtëpinë që në vitin 2000 dhe ka aplikuar për legalizimin e saj në vitin 2006. Ngjitur ka shtëpinë vajza e tij.Në momentin e legalizimit, mori certifikatën vetëm për gjysmën e shtëpisë, ku përfshihej dhe ballkoni i së bijës. Pjerini thotë, se vetëdeklarimin e ka bërë në të njejtën kohë për të gjithë shtëpinë. Iu drejtua Drejtorisë Vendore të Ashk Shkodër, ku i thanë, se ishte bërë një gabim në sistem. Pjerini jeton në Itali, pasi bën atje kemioterapi për një tumor.Pas Pjerinit, ASHK-së Shkodër iu drejtua gazetarja e “Stop”. Zv. drejtori Enderson Memcaj tha, se do të cojë grup në terren për të zgjidhur problemin.Pas këtij momenti, ky institucion na ktheu përgjigjen me hapat, që do të ndiqen deri në zgjidhjen e plotë të legalizimit të shtëpisë së tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *