I gjenden 11 mijë euro në çantën e dorës, e “pëson” 39-vjeçarja në Kakavijë

Një 39-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 11 150 euro të padeklaruara.

39-vjeçarja u ndalua nga policia në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi në çantën e dorës iu gjet shuma e eurove, të cilën nuk e kishte deklaruar përballë autoriteteve.

Policia bën me dije se në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Q., 39 vjeçe, banuese në Berat.

Gjithashtu u sekuestrua dhe shuma e parave të gjetura në çantën e dorës së 39-vjeçares.

Të Fundit