Futbollisti brazilian Dani Alves, ndodhet ndoshta në momentin më të vështirë të jetës së tij. Aktualisht ai është në burg i akuzuar për ngacmimi seksual, por sikur të mos mjaftonte kjo, bashkëshortja i ka kërkuar të divorcohen.
Mediat e huaja kanë publikuar dhe një kërkesë të futbollistit ndaj bashkëshortes gjatë një telefonate që ai pati nga burgu.
“Unë nuk dua të të humbas. Të dua shumë. Ju lutem, mos më lini vetëm tani”, – mësohet të ketë thënë ai.
Ngjarja për të cilën akuzohet futbollisti është regjistruar gjatë periudhës kur Alvesh ka qenë Barcelonë, duke kaluar kohë me miqtë në klab.
Gjatë qëndrimit aty, 39-vjeçari dyshohet se ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit një të re dhe më pas është larguar. Kjo e fundit ka lajmëruar policinë më pas ka bërë denoncimin.