- Është ndarë nga jeta sot në moshën 57-vjeçare kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare Kujtim Prodani.
Lajmi u bë me dije në rrjetet sociale nga të njohur dhe kolegë të Prodanit të cilët përcollën ngushëllimet e sinqerta për humbjen e tij.
Prodani prej disa javësh qe prekur nga COVID-19 dhe ishte shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi. Një ditë përpara ndërrimit të viteve ai kishte postuar në Facebook një foto dhe në mbishkrim shfryente ndaj coronavirusit për numrin e lartë të viktimave që ai ka shkaktuar.