“Humbësi të pranojë rezultatin”,Taulant Balla pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin të lirë për të ardhmen e tyre – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Humbësi të pranojë rezultatin”,Taulant Balla pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin të lirë për të ardhmen e tyre

Kryetari i grupit parlamentar të PS dhe kandidati për deputet në Elbasan Taulant Balla pas votimit ka dhënë mesazhin se pala humbëse duhet të pranojë rezultatin.

Në një prononcim shkurt, Balla i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Sot është një ditë e rëndësishme, jam shumë I sigurt që do të jetë një ditë e qetë. I bëj thirrje qytetarëve me të drejtë votë të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre. Mirënjohje për qytetarët e Elbasanit dhe punë të mëdha na presin. Ajo që mendoj se duhet për të gjithë është që humbësi të pranojë rezultatin dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë”, tha Balla.

Taulant Balla shoqërohej nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *