E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Humb jetën në aksident një 46-vjeçar në Kukës, plagoset vajza e tij e vogël

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në Kukës. Një 46-vjeçar humbi tragjikisht jetën teksa udhëtonte me makinë me vajzën e tij të vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.

Burime zyrtare të policisë thonë se 46-vjeçari me iniciale A. I., ishte në timonin e një “Mitsubishi”, kur dyshohet se humbi kontrollin dhe për pasojë automjeti doli nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve ai gjeti vdekjen, ndërsa vajza e tij e mitur mbeti e plagosur. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila nisi punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑