Një 100 vjecar është në listat e publikuara të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në një shkollë në Seman të Fierit nxënësit tregojnë, se roja i shkollës nuk i le të luajnë në oborr, pasi aty kullot delet e veta. Godina e Spitalit Psikiatrik të Shkodrës është shndërruar në gërmadhë, që duket sikur sapo ka dalë nga bombardimi. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
