Rregullat anti-covid për fushatën,ministri i brendshëm Çuçi: Porosia është e qartë, s’do tolerohet askush

“Nuk do të ketë tolerime për askënd që do të shkelë rregullat ant-COVID”. Kështu siguroi ministri Bledi Çuçi gjatë një prononcimi për mediet jashtë Kuvendit.

Ministri i Brendshëm deklaroi më tej se rregullat dhe porositë janë të qarta dhe nuk do të tolerohet askush, as kur bëhet fjalë për takime elektorale nga të dyja krahët politik.

“Porosia është e qartë askush nuk do të tolerohet për shkeljen e të gjithë protokolleve të vendosura për respektimin e të gjithë rregullave. Besoj se vullneti jonë është i shprehur qartë dhe kjo padiskutim është zbatimi i çdo rregulli, protokolli në lidhje me ketë gjë. Iu bëj thirrje partive politike dhe kandidatëve që kanë hyrë në ethet e fushatës të zbatojnë këto rregulla”, u shpreh Çuçi.

Ndërkohë është duke u zhvilluar seanca e fundit plenare për muajin shkurt.

Në rendin e ditës së kësaj seance janë të parashikuara disa çështje dhe projektligje të rëndësishme, si ai për miratimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me atë turke për ndërtimin e spitalit të Fierit, si dhe projektligji për pajisjen me karta identiteti pa afat skadimi për ata që kanë mbushur moshën 75 vjeç.

Kjo nismë pritet t’u vijë në ndihmë rreth 150 mijë pensionistëve.

Të Fundit