E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Gjetjet paraprake janë shqetësuese sipas tij teksa grupi i inspektimit konstatoi mbipopullim të rëndë të ambienteve të akomodimit dhe mungesë të theksuar të personelit mjekësor, në raport me nevojat shëndetësore të të burgosurve.

Sipas Avokatit të Popullit, kushte të tilla cenojnë dinjitetin njerëzor dhe standardet minimale të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës.

“Problemi kryesor është se duhet të ishte një spital me siguri të lartë, jo një burg me dy psikiatër”,-deklaroi Avokati i Popullit, Endrit Shabani pas inspektimit.

Gjatë inspektimit po verifikohen kushtet e akomodimit, kujdesi shëndetësor, regjistrat e ankesave dhe po zhvillohen biseda private me të burgosur, pa praninë e stafit të institucionit.

Pas përfundimit të inspektimit, Avokati i Popullit do t’i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve raportin e plotë me gjetjet dhe rekomandimet konkrete. Institucioni do të krahasojë gjetjet me inspektimin e vitit të kaluar në burgun e Shënkollit për të verifikuar zbatimin e tyre.

“Problemi i parë është që kjo nuk duhet të jetë një IEVP sepse këta nuk janë persona që po vuajnë dënimin. Këta janë persona ndaj të cilëve është marrë një masë mjekësore sepse ata nuk kanë zotësi për të vepruar, pra nuk kanë kuptuar pasojat e veprimeve të tyre. Pra nuk po flasim për të dënuar. Ndërkohë kushtet janë degraduese. Janë degraduese, ne po inspektojmë sot, po inspektojmë dhe nesër. Unë kam këtu ekipin tim, kam Komisionerin për Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe edhe vitin e kaluar, dhe ndoshta Gloria mund t’i shpjegojë edhe më tepër detaje, është gjetur e njëjta e njëjta situatë, i njëjti realitet, 12 veta në një dhomë në kushte që janë denigruese për të drejtat e njeriut, janë shkelje direkte e të drejtave të njeriut.

Ajo që ne konstatojmë është që këtu duhet në mënyrë urgjente ndërhyrje, duhet që këtu të kemi një spital me siguri të shtuar, jo një burg me dy psikiatër. Pra këtu ka mungesë ekstreme të stafit mjekësor, këtu ka kushte jashtëzakonisht të rënda. Një pjesë e godinës është e pabanueshme, pra është për t’u shembur, një pjesë tjetër janë të përqendruar, dhe 12 veta në një qeli. Është e papranueshme. Do duhet ndërhyrë në mënyrë të sa më të shpejtë, këtu Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë do duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë urgjente. Qeniet njerëzore, aq më tepër ata të cilët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë. Është e papranueshme. Kolegja ime ndihmëskomisionerja e mekanizmit Gloria Çarkaxhiu mund t’u shpjegojë çfarë kemi parë vjet edhe për ta krahasuar edhe me sivjet, Gloria.

Nëse të dënuarit të cilët janë të vetëdijshëm për veprimet e veta dhe për pasojat e veprimeve të veta ndër këto vite kanë përfituar vazhdimisht nga amnistitë penale, këta pacientë, këta nuk përfitojnë as nga amnistia penale. Pra këta, në vend që të trajtoheshin në një mënyrë më të lehtë për shkak sepse nuk arrijnë të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre, në fakt trajtohen edhe më keq sepse nuk përfitojnë nga amnistitë, sepse nuk mund të përfitojnë për shkak të sistemit të drejtësisë që ne kemi organizuar dhe ndërkohë trajtohen në kushte që janë të papranueshme.

Pra kjo kërkon një ndërhyrje urgjente, kjo duhet të jetë prioriteti numër një i të dy ministrive të cilat kanë përgjegjësi direkte për të ndërhyrë. Ne kemi pasur një institucion të ngjashëm i Zaharisë i cili me insistimin e vazhdueshëm të avokatit të popullit është mbyllur, është e pafalshme që të jemi prapë aty ku ishim. Do duhet ndërhyrë sa më shpejt sepse nuk e nderon shtetin shqiptar”, tha ai ndër të tjera.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑