Emocionuese dhe frymëzuese është historia e një familjeje shqiptare e publikuar nga ‘Corriere della Sera’.
Babai i ka dhuruar djalit të tij 5-vjeçar një pjesë të mushkërisë.
Prej vitesh familja shqiptare jetonte në Italinë qendrore. 34-vjeçari ishte vendosur në Itali, me bashkëshorten e tij Ornela dhe me djalin e tij 5-vjeçar, i cili vuan nga talasemia dhe se i duhej bërë edhe transplanti i palcës. Mediat italiane shkruajnë se operacioni ishte i vështirë dhe zgjati 11 orë dhe me 100 personel mjekësor.
Më 17 janar burri i dhuroi një pjesë të mushkërive të tij fëmijës, i cili në spital u quajt Mario, për shkak të pasionit të tij për lojën e famshëm “Super Mario”.
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Andueli tha se nuk e mendoi dy herë, pasi bëhej fjalë për të shpëtuar djalin e tij.
“Ai ishte i sëmurë për dy vjet, mendova se transplanti i palcës kockore që kisha bërë tashmë mund ta zgjidhte problemin, por nuk e bëri. Në dy vite të vijnë në mendje shumë gjëra dhe mendon se nuk do ta zgjidhësh dot kurrë problemin. Në vend të kësaj, falë Zotit dhe falë mjekëve gjithçka shkoi mirë, tani ai mund të shkojë në kopsht, të luajë me fëmijët e tjerë. Ai nuk rri një moment i qetë, ha pak dhe luan shumë. Për mua nuk ka asgjë më të bukur për të parë, është e mrekullueshme”, ka thënë ai.