Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Sipas indeksit të sotëm të miliarderëve të Bloomberg, kreu i Tesla-s dhe Twitter-it, Elon Musk, u rikthye në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë.

Pasuria e Elon Musk tani është 187.1 miliardë dollarë, duke kaluar Bernard Arnault, pasuria e të cilit vlerësohet në 185.3 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Pasuria e Musk në fillim të këtij viti ishte 137 miliardë dollarë.

Vlera e aksioneve të kompanisë Tesla u rrit me 100 për qind krahasuar me vlerën më të ulët që kishin këto aksione më 6 janar dhe kjo është dëshmi e optimizmit të investitorëve.

Kompania Tesla, ndër të tjera, ka përfituar nga kërkesa më e lartë për automjete elektrike pasi ka ulur çmimet e disa modeleve të makinave.

Të Fundit