“Ore është gazetar ai…” policia ndalon grupin e Stop, e vërteta del në shesh!

Javën e kaluar transmetuam sesi një grup xhirimi i emisionit “Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, për një investigim.Kur grupi ishte në makinën e parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë, ia behën forcat operacionale, dhe në abuzim me detyrën, filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”. Ndërkohë gazetari kërkoi me ngulm një dokument apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit.Madje jo vetëm, që nuk ia dha mandat apo urdhër kontrolli, por dyshohet, se disa nga efektivët ishin të pirë. Avokati Arben Llangozi sqaroi hapat e mëtejshëm ligjorë, që redaksia e “Stop” do të ndjekë për këtë incident flagrant dhe të patolerueshëm për lirinë e individit dhe medias.

Të Fundit