E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Hetimi i politikanëve, Balla: Shqipëria, s’do të bëjë përjashtim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ka vlerësuar ecurinë e Reformës në Drejtësi. Gjatë fjalës së tij, Balla tha se në vendin tonë po konsolidohet rritja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

Më tej, Balla tha se janë marrë 71% e rasteve të referuara të pandehur, ndërkohë që më parë kjo shifër nuk kalonte as 12%. Teksa përmendi rastin e Rumanisë, Balla shtoi po ashtu se edhe Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim sa i përket politikanëve që do të hetohen.

“Shumë vite më parë kur vinte të raportonte Prokuroria e Përgjithshme e bojkotonin raportimin e Prokurores së Përgjithshme. Sepse në atë kohë ishin horri dhe lavirja e Bulvardit. Këto kohë kanë ikur. Ne duhet të konsolidojmë këtë rritje të pavarësisë të institucioneve tuaja. Në këtë Kuvend përmendeshin zëra për vendet e punës për gjyqtarë dhe prokurorë. Ne sot kemi fale kësaj Reforme, vendimmarrje të duhur, emërtesa të duhura, masa disiplinore të duhura.

71% janë marrë të pandehur, nga rastet e referuara. Kjo është një shifër që është shumë domethënëse, kurrë më parë institucionet e prokurorisë nuk kishin një shifër që shkonte përtej 70% të personave të marrë në hetim. Në kohën e Saliut dhe të Metës, nuk e kalonte 10-12% nga ato që janë referuar. Ky është vetëm fillimi. Askush të mos thotë se ky është niveli më i lartë që kemi arritur. Procesi i vettingut na ka garantuar që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë persona që e kanë kaluar vettingun. Kemi deficite në numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi nuk kanë kaluar vettingun.

Sa i përket politikanëve as Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim nga vende të tjera që kanë kaluar këtë proces. Para 7-8 vitesh në Rumani ishin në proces dënimi nga kryeministra tek ministra një numër i konsiderueshëm. Edhe në Shqipëria ka ish-ministra në dyer të gjykatave, ka prokuror që janë dënuar në një shkallë të gjyqësorit. Ky është një proces që do të vijojë. Koha kur politika kishte kompetenca në emërtesa ka përfunduar një herë e përgjithmonë”.- tha Balla

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑