E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Hapet tërësisht pista e aeroportit të Vlorës, fluturimi i parë në 2025

Pas 11 muajsh nga nisja e punimeve, vendi ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës ka marrë këtë pamje.

Pista prej 3.2 kilometrash, më e gjata në Shqipëri është hapur krejtësisht. Prej tre muajsh puna është fokusuar në krijimin e bazamentit përmes shtresave me çakull.

Dorina Halili: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po i nënshtrohet fazës së dytë të punimeve. Hedhja e shtresës së parë të çakullit pritet të zgjasë deri në fund të vitit.

Egra Ibrahimi (Projekt-menaxhere):Kemi arritur në 1.8 kilometra mbushje të taxiëay, pasi bëhet faza e parë e mbushjes kemi dhe dy mbushje të tjera po me nga 50 cm. Pasi të mbarojë mbushja e taxiëay do vazhdojmë me mbushjen e pistës.

Pas kësaj faze, në vitin 2023 do fillojë ndërtimi i godinave. Kulla e vrojtimit do jetë e para që do duket mbi sipërfaqe.

Egra Ibrahimi (Projekt-menaxhere): Viti 2023 do bëjë edhe diferencën me shikim tyë lirë të punimeve në Aeroportin e Vlorës, do jetë ndërtimi i kullës 40 metra e lartë dhe fillimi i ndërtimit të terminalit rreth 1800 metra katrorë.

Paralelisht me dyshemene e aeroportit po punohet për rrethimin e sipërfaqes prej 309 hektarësh. 25% e rrethimit ka përfunduar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet me një vlerë prej 104 milionë eurosh nga një konsorcium i përbërë me tre kompani, dy nga Kosova dhe një nga Turqia. Aeroporti parashikohet të jetë gati për fluturimin e parë në vitin 2025.

Tv Klan

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑