E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

‘Hajde të të përqafoj o bir’, djali refuzon të takojë nënën se i vuri emrin Gazmend

Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan u përballën nënë e bir, arsyeja për këtë është emri që nëna i ka vënë djalit. Ajo e ka quajtur djalin e saj Gazmend, por ky emër duket se i ka sjellë shumë probleme djalit të saj. Ai është ndier i bullizuar nga shokët për shkak se emri Gazmend në greqisht ngjason me kazmën, ndaj ai ka dashur ta ndryshojë. Luljeta e thirri djalin e saj në një seancë ndërmjetësimi për shkak se ky i fundit prej 5 vitesh nuk i flet vetëm për shkak të emrit që ajo i ka vendosur. E pyetur nga djali se përse e ka sjell këtu, nëna i afrohet djalit dhe mes lotësh i kërkon ta përqafojë. Por ky i fundit e refuzon duke i thënë se do e përqafojë kur të mund të ndryshojë emrin.

Eni Çobani: Luljeta e dashur! Ke qarë shumë, ne të dyja jemi takuar shpesh, por ka qenë fat i madh që më në fund, djali juaj pranoi të vinte përballë dhe pse jo edhe të shikonte pas kaq shumë vitesh. Luljeta të falënderoj shumë që më ke bërë pjesë të kësaj problematike dhe uroj shumë që Gazmendin ta dëgjojmë çfarë problemi ka dhe të dyja së bashku, si dy nëna t’i japim një zgjidhje. Kështu që kokën lart, shikoje në sy. Ai besoj se në këto 5 vite është bërë akoma më i madh.

Gazmenti: Zonja Eni, më falni një minutë, po bëra ndonjë gabim me shqipen, ngaqë kam ikur shumë i vogël në Greqi do flas ndonjëherë në greqisht, se nuk i di të tëra llafet. Më falni, të gjithë! Doja të pyesja mamanë time. Pse më ka sjellë këtu?

Eni Çobani: Pse 5 vjet nuk është e mjaftueshme, për 5 vitet që ti nuk e shikon nënën? Unë do doja të ishe më i qetë, jo kaq i mërzitur sa të shikoj se ke përballë nënën. Jo ndonjë shoqe, por ke përballë nënën tënde.

Gazmenti: Mamaja ime e di çfarë kam hequr unë në tërë këto vite që në ‘97.

Luljeta: Më lër të të përqafoj o bir!

Gazmenti: Jo.

Luljeta: Më jep dorën të paktën.

Gazmenti: Kur të mundem që të ndryshoj emri. Se kaq vite… kam që në ’97 e deri tani që më tallin shokët me këtë emër që më keni vënë. Nuk e di kush e vuri, por unë kam probleme në jetën time./TvKlan

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑