Habit teologu: Fati në fall nuk ekziston

TIRANË- Teologu Miron Çako tha në “ABC e Mëngjesit” se njeriu në jetën e tij bazohet tek një kod etik dhe moral për mënyrë se çfarë duhet të besojë dhe si të veprojë në përditshmëri.

Por a duhet të besojmë në fall dhe çfarë përfitojmë nga kjo metodë, tek e cila besojnë shumë njerëz.

Ai tha se në fall nuk zbulohet asnjëherë e vërteta pasi fallxhorët thonë gjëra të përgjithshme, të cilat nuk duhet të merren si të mirëqena. Teologu tha se kjo praktikë është një mashtrim dhe ndaj nuk duhet të kemi besim tek falli.

“Jeta është një lloj aventure. Ne kemi një kod etik dhe moral, që Krishti na i ka dhënë…bëj këtë dhe bëjë këtë se do arrish. Nuk ka nevojë çdo ditë të mësojë se çfarë duhet të zgjedh: Të zgjedh atë që më mëson Zoti ose atë që më thotë mendja ime. Ka disa gjëra kruciale në jetën njerëzore që Zoti ndërhyn dhe të zbulon diçka dhe kjo është hiri profetik. Çfarë është falli? Falli të tregon ty gjoja se çfarë do bësh t’i deri në një farë pikë të jetës, por nëse kjo nuk zbulohet nga perëndia, që i di të gjitha që është përtej kohës dhe hapësirës është një mashtrim. Dhe falli pothuajse në të gjitha rastet është një mashtrim. Kurse hiri profetik është gjithçka. Ne nëse fokusohemi tek falli..në fall nuk zbulohet asnjëherë e vërteta. Në përgjithësi fallxhorët thonë gjëra të përgjithshme… Thonë gjëra të përgjithshme dhe nëse t’i kapesh këtu tregon se je foshnjarak në mendim se këto janë gjerë të përgjithshme”, tha ai

Të Fundit