Habit profesori: Mishi i laboratorit është bio, i njëjtë me pulën e fshatit

Mishi i kultivuar në laborator po përhapet gjithmonë e më shumë e duket sikur në një të ardhme do jetë diçka e zakonshme.

Por së fundmi një kompani izraelite e quajtur “Steakholder Foods” njoftoi se kishte printuar 3D një fileto peshku gati për t’u gatuar duke përdorur qeliza të rritura në një bioreaktor.

Kristaq Bërxholi, ekspert i bujqësisë tha në Euronews Albania se ky ishte një hap i pritshëm dhe i nevojshëm.

Sipas tij, mishi i laboratorit është bio njësoj si një pulë fshati që e blejmë për merak.

“Jam pro, sepse ka shumë faktorë; ka një siguri shumë më të lartë, se kafshët janë ndotësit më të mëdhenj të globit. Në glob theren 80 mld kafshë çdo vit që ndotin një vit të tërë globin, janë bartëse të sëmundjeve të ndryshme, nëse hiqen kafshët ndërpritet ky zinxhir dhe njerëzit do jenë më të sigurt nga pandemitë. Ky mish i prodhuar në laborator mund të themi se është bio, nëse produktet, serumet, vitaminat janë të licencuara që janë të sigurta, nuk kanë produkte toksike brenda. Është e njëjta me pulën e fshatit, se niset nga një produkt që edhe kafsha ka për bazë”, tha profesori.

Të Fundit