Studimi: Hunda e njeriut, trashëgimi nga neandertalët

Më shumë nga njeriu neandertal në ADN tonë. Bëhet fjalë për genet që modelojnë hundën, të cilat janë trashëgimi e njeriut neandertal, pasi forma është më e përshtatshme për të përballuar klimën më të ftohtë jashtë Afrikës.

Shpesh është hipotizuar që forma e hundës e njeriut të sotëm Homosapiens, është rrjedhojë në fakt e një selektimi natyror, pasi na ndihmon të rregullojmë temperaturën e lagështirës së ajrit që thithim.

Konfirmim vjen nga studimi i fundit i drejtuar nga universiteti kinez Fudan qe është publikuar në revistën shkencore Communication Biology dhe ka analizuar të dhënat e rreth 6000 vullnetarëve me origjinë të përzier evropiane, indiane amerikane dhe afrikane.

Si rezultat është zbuluar ë Atf3 që ka prani të materialit gjenetik të trashëguar nga neandertalët, njerëzit e parë që kanë populluar Euroazinë. Ndërkohë që rreth një vit më parë në një tjetër studim të ngjashëm, u zbulua se një tjetër gen që modelon formën e buzëve, mbërrin nga njeriu i Denisoves.

Deri më sot sipas komunitetit shkencor, 2% e gjenomës tonë mbërrin nga njeriu neandertal, por vetëm në popullsitë jo afrikane.

 

Të Fundit