Një grua indoneziane inskenoi vdekjen e saj në Facebook për të shmangur borxhin ndaj një kolegu të punës. Paratë duhej të paguheshin deri më 20 nëntor , megjithatë gruaja nuk ishte në gjendje të shlyente shumën deri në atë datë dhe kërkoi një afat deri më 6 dhjetor.
I’m in debt and faked my own death on Facebook — ‘corpse’ pics and all https://t.co/o5qjO54J4q pic.twitter.com/OlIFQu8rZ8
— New York Post (@nypost) December 23, 2022
Mirëpo, edhe ai afat kaloi dhe gjashtë ditë më vonë, më datë 12 të muajit, vajza e saj njoftoi vdekjen e nënës së saj në Facebook pas një aksidenti automobilistik. Drama nuk u ndal me kaq, pasi në Facebook kishte edhe një foto të trupit të mbështjellë me çarçaf si dhe një tjetër imazh nga një spital.
Foto të tjera e shfaqnin gruan me sy të mbyllur, duke u shtirur si e vdekur. E bija, megjithatë, thuhet se pranoi se gjithçka në postim ishte një gënjeshtër, duke pretenduar se nëna e saj kishte hakuar llogarinë e vajzës në Facebook.