Kryeministri Rama reagon në Twitter për grevën e naftëtarëve në Ballsh, duke i ftuar ta ndërpresin atë dhe të qajnë hallin me qeverinë.
Rama shprehet i gatshëm që të ulen e bisedojnë bashkërisht, duke thënë se duhet të heqin dorë nga presionet e ultimatumet.
STATUSI I PLOTE
U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!
I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!
Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!