E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Lajme

Mbi 1000 gjoba për maskat, qytetarët të drejtë ankimimi vetëm në Gjykatën Administrative

Të gjithë qytetarët të cilët duan të kundërshtojnë gjobën e marrë në rast se konstatohen pa maskë në ambientet e jashtme do duhet t’u drejtohen Gjykatës Administrative.

Ndryshe nga masat administrative të cilat vendoseshin nga policia gjatë periudhës së karantinës, gjobat për maskat nuk mund të ankimohen në komisionet e  policisë, por vetëm në gjykatë.

Do të jetë pikërisht ky institucion i cili do të shqyrtojë pretendimet e “shkelësve” në bazë të aktit të konstatimit të plotësuar nga punonjësi i policisë.

Kjo mundësi jepet vetëm pasi qytetari të ketë paguar gjobën e vendosur, pasi sipas aktit normativ, masa ka titull ekzekutiv dhe menjëherë kalon në sistemin e OSSHE.

Tri ditë nga hyrja në fuqi e vendimit për mbajtjen me detyrim të maskës, policia e shtetit ka vendosur 1.191 masa administrative. E përkthyer në gjuhën e shifrave, gjobat e vendosura deri tani arrijnë në 3 milionë e 573 mijë lekë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑