Greqia ofron falas drutë e zjarrit për qytetarët

Në qendrat urbane kjo është një nismë e re dhe kjo shihet si një mënyre për të përballuar kostot e larta të faturave të energjisë elektrike

Teksa kriza energjetike po fillon që të ndihet në një pjesë të madhe të Eurozonës, Greqia ka ndërmarrë masa të reja për të ndihmuar qytetarët.

Mediat greke raportojnë se disa rajone po shpërndahen dru falas për njerëzit të cilët të përballojnë dimrin. Në rajonet malore të Greqisë, programe të tilla kanë filluar tashmë prej vitesh por në qendrat urbane kjo është një nismë e re.

Në Glyfada, një periferi në jug të Athinës, programi filloi në fillim të vitit 2021 pasi një stuhi dëbore e shkurtit rrëzoi mijëra pemë dhe degë në rrugë. Të interesuarit mund të kryejnë një aplikim në internet dhe pasi të përpunohet mund të marrin aq sa mund të futen në bagazhin e makinës së tyre.

Këtë vit me intensifikimin e krizës energjetike, bashkia ka shënuar rritje të aplikimeve. Në krahasim me një vit më parë ku numri i aplikantëve ishte në 10 mijë këtë vit duke filluar nga fundi i shtatorit e deri më tani janë kryer mbi 5 mijë aplikime.

Çmimet e gazit natyror arritën një shifër rekord muajin shtator të këtij viti. Po ashtu edhe nafta kushtoi 65,1 për qind më shumë dhe energjia elektrike 30,5 për qind më shumë, sipas Entit të Statistikave Greke (ELSTAT).

Qeveria greke ka ndarë rreth 10 miliardë euro për të subvencionuar faturat e energjisë elektrike dhe gazit natyror për familjet dhe bizneset, por barra mbetet e rëndë. Këtë vit, drutë e zjarrit kushtojnë rreth 30 për qind më shumë se në vitin 2021 por pavarësisht kësaj ky mjet ngrohje mbetet më i lirë se gazi. Duke qenë se kërkesa është më e lartë këtë vit dhe vendet fqinje si Bullgaria kanë ndaluar eksportet e druve të zjarrit në Greqi për të mbuluar nevojat e brendshme.

Klan News

Të Fundit