Grabitësit gërmuan 8 metra, punonjësit e bankës pikasën dyshemenë e çarë

Personeli i bankës pikasi disa të çara në dysheme dhe lajmëroi policinë.

Kështu u zbulua plani i grabitjes përmes tuneleve të nëndheshme në Bulevardin Zogu i Parë.

Rreth 8 metra kanë gërmuar autorët për të arritur nga tuneli i krijuar për ujërat e zeza tek banka e nivelit të dytë e cila ishte vënë në shënjestër të autorëve.

Hyrja e përdorur nga ideatorët e këtij plani si në filma, është e vetmja që të lidh me tunelin e nëndheshëm.

Kjo hyrje është 270 metra larg nga banka.

Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se prej sa kohësh po punohej në tunel nga autorët e kamufluar edhe përmes veshjeve si punëtorë mirëmbajte. provat e gjetura në tunel si dhe kamerat e sigurisë në zonë pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen

Nga viti 2015 në Tiranë janë regjistruar 6 grabitje të mirë organizuara të bankave të nivelit të dytë.

Më e bujshmja është ajo 9 prillit 2019 kur në pistën e aeroportit të Rinasit u grabitën 4.6 milionë euro.

Kjo ishte hera e dytë që thyhej siguria e aeroportit kombëtar nga grabitësit.

Në total nga grabitjet e 7 viteve të fundit. Autorët kanë arritur të marrin rreth 14 milionë euro.

Ashtu si në grabitjet e mëparshme, edhe në grabitjen e dështuar të bankës së nivelit të dytë, policia nuk përjashton pistën që autorët të jenë informuar nga persona brenda personalit tw bankës.

Nisur nga plani i thurur për të hyrë në bankë përmes tunelit të nëndheshëm, hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një grup të mirëorganizur e të sofistikuar grabitësish.

Të Fundit