Grabiten 2 qentë e Lady Gagës, këngëtarja e njohur ofron në këmbim shumën marramendëse

SHBA

Lady Gaga është e mjaft e shqetësuar pas ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi raportojnë gazetat amerikane. Kujdestari i dy qenve të këngëtares, Ryan Fischer është qëlluar nga disa hajdutë dhe qentë e saj janë rrëmbyer.

“Lady Gaga është shumë e shqetësuar. Ajo po shpreson dhe po lutet që qentë e saj Koji dhe Gustan të kthehen mirë dhe që kujdestari i tyre të shërohet sa më shpejt”-tha një burim pranë këngëtares.

 Laga ka oftuar 500 mijë dollarë për këdo që ia kthen qentë. Kujdestari i qenve të këngëtares kishte dalë shëtitje me qentë në Los Angeles, kur u qëllua në kraharor nga dy burra të armatosur.

 

Mësohet se shoqëruesi është në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pritet ta marrë veten plotësisht. Aktualisht Lady Gaga ndodhet në Romë duke punuar për filmin e saj më të ri.

 

Burime pranë këngëtares tregojnë se ajo është jashtëzakonisht e mërzitur dhe shuma gjigande që ofron konsiderohet e pritshme, duke pasur parasysh lidhjen e fortë që ylli I popit ka me dy qentë e saj. Ajo e kaloi të gjithë periudhën e karantinës e mbyllur në shtëpi në shoqërinë e bulldogëve të saj francezë.

Lady Gaga e ka treguar gjithmonë që ka një dashuri të madhe për qentë e saj duke pozuar shpesh me to në rrjete sociale e madje edhe në revista.

Të Fundit