E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Basha: Ruani faturat për shpenzimet ndaj Covid, po punojmë për rimbursimin

Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë çdo faturë që kanë shpenzuar gjatë pandemisë për trajtimin e sëmundjes.

Ai premtoi se me qeverisjen e tij do të bëhet gjithçka që të lehtësohet sa më shumë përgjegjësia ndaj qytetarëve. Basha foli për një plan rimbursimi, por nuk dha detaje.

“Deri më 25 Prill ta konsiderojmë shoqërinë jetime dhe të kujdesemi sa më shumë për njëri-tjetrin. Prandaj ju lus të merrni të gjitha masat, që nga maskat mbrojtëse, që nga higjiena, që nga distancimi.

Për të gjithë ata që kanë mundësi financiare të bëjnë gjithçka për të zbatuar protokollet shëndetësore të rekomanduara dhe të ruajnë të gjitha faturat, sepse qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka,

që borxhin ku iu ka zhytur papërgjegjshmëria e qeverisë e Ramës, mos të jetë gur në qafën tuaj, por të mundësohemi t’ua lehtësojmë sa më shumë dhe ta vemë në veprim pas 25 Prillit.

Prandaj dokumentoni çdo shqetësim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson. Ju drejtohem në veçanti familjeve shqiptare”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së foli në lidhje me këtë çështje gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑