Goditi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet 47-vjeçari

Është vetëdorëzuar autori që goditi me sende të forta një efektiv policie në Shkodër.

Autori 47-vjeçar u vetëdorëzua në komisariatin e policisë Shkodër.

Shkak i sherrit dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit.

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Të Fundit